Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Shqipëri, 12 të vdekur nga koronavirusi e 809 raste të reja pozitive

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar të martën se në 24 orët e fundit kanë vdekur 12 pacientë si pasojë e COVID-19.

Po ashtu, bëri të ditur se nga 2.711 teste të kryera, 809 kanë dalë pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 551 pacientë nga koronavirusi, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 25.876.

Nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë shënuar fiks 50.000 raste pozitive, derisa kanë vdekur si pasojë e COVID-19 1.028 persona.