Për nder të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor, sonte para Teatrit Kombëtar në Prishtinë janë ndezur 108 qirinj në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka lutur të gjithë të kenë kujdes në komunikacion, transmeton kp.
"Sonte jemi për të ndezur qirinjtë dhe për të shprehur dhimbjen për qytetarët që kanë humbur jetën. Ne do të krijojmë kushte në trafikun rrugor. I lus shoferët që t'i respektojnë shenjat e komunikacionit dhe ne si ministri do të ofrojmë shërbime më të mira në cilësinë e rrugëve, dhe vendosjen e sinjalistikës", ka thënë Lekaj.
Në fund është shfaqur edhe një video sensibilizuese, e xhiruar me telefon.
Ndryshe, kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.
Aksidentet e trafikut tash e sa vite nuk janë sfidë vetëm e shoqërisë dhe vendit tonë, por një shqetësim i madh global, i cili në shumicën e vendeve të botës është vrasësi më i madh i njerëzve.
-
Ndizen qirinj në përkujtim të viktimave të trafikut rrugor
-
Ndizen 93 qirinj për 93 viktimat e aksidenteve rrugore gjatë këtij viti
-
Ndizen 68 qirinj dhe lëshohen 68 balona për nder të viktimave në aksidente rrugore
-
Ndizen 97 qirinj në përkujtim të viktimave të trafikut rrugor në Kosovë
-
Ndizen qirinj për 113 viktima të trafikut rrugor