Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në seancën ku Vuçiqi foli për dialogun, i pranishëm ishte edhe bosi i krimit në veri, Radojçiq

Milena Popoviq-Ivanoviq, e veja e ish-politikanit të vrarë serb Oliver Inavoviq, ka lëshuar seancën e 22 qershorit në Kuvendin e Serbisë, ku presidenti i këtij vendi Aleksandar Vuçiq, raportoi për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Ajo në një intervistë për agjencinë BETA, tha se lëshoi sallën në momentin kur pa se i pranishëm si mysafir ishte edhe MIlan Radojçiq, një prej të akuzuarve nga drejtësia kosovare për vrasjen e Ivanoviqit në Mitrovicë, në janar të vitit 2018. Tha se nuk dëshiron të ndajë një hapësirë të përbashkët me Radojçiqin, por nuk pranoi të thellohet në komente për të.

“Hetimi për vrasjen e burrit është proces i komplikuar. E di që organet tona hetuese po punojnë në zbardhjen e rastit dhe besoj se herë do kur do të zbulohet kryesi i veprësd dhe porositësi i saj”, tha ajo për Beta.

Popoviq-Ivanoviq është deputete në Kuvendin e Serbisë nga partia e Vuçiqit, Partia Përparimtare Serbe.

Ndaj Radojçiqit dhe pesë të tjerëve, gjykatat në Kosovë kanë ngritur aktakuzë më 2019, si të dyshuar për vrasjen e politikanit të moderuar serb nga veriu i Mitrovicës.

Radojçiq nga ajo kohë i ka ikur drejtësisë së Kosovës dhe për të ishte shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar. Por në shkurt të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Speciale ka marrë vendim për tërheqjen e urdhër-arrestit.

Edhe Ish-partnerja e Ivanoviqit nuk dëshmon për vrasjen e tij Kronikë Ish-partnerja e Ivanoviqit nuk dëshmon për vrasjen e tij

Milan Radojçiq vlerësohet si një prej bosëve të krimit në veri të Mitrovicës dhe si vegël e pushtetit në Beograd.

Vuçiqi më herët ëstë arsyetuar se Radojçiqi e ka kaluar testin e poligrafit, dhe se kjo është e mjaftueshme për të konstatuar se ai nuk është vrasësi i Ivanoviqit.

Ivanoviq ishte njëlloj opozitari i Listës Serbe, e formuar dhe që dirigjohet nga Beogradi zyrtar.