Lidhja Demokratike e Kosovës e ka proceduar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për të martën e javës që vjen, me të vetmen pikë të rendit të ditës, debat parlamentar rreth angazhimeve të presidentit për korrigjim të kufijve.
Në kërkesë thuhet se qasja e presidentit ka krijuar pasiguri qytetare, ekonomike e sociale, raporton KTV.
Thuhet se presidenti po bën veprime kundërkushtetuese, prandaj seanca duhet të mbahet para datës 7 shtator, e mesazhi t’iu dërgohet edhe zyrtarëve të BE-së që janë të përfshirë në këtë proces.
Por, mbështetje nuk do të marrin nga partia e Kadri Veselit.
Memli Krasniqi, shef i deputetëve të PDK-së, e ka quajtur vetëm lojë politike për konsum ditor.
Edhe
Në seancën e jashtëzakonshme, vetëm PDK-ja pritet ta përkrahë Thaçin për ndryshimin e kufijve
Sipas tij, mënyra se si është thirrur seanca po krijon huti e panik në opinionin publik e nuk kontribuon drejt arritjes së një konsensusi.
Krasniqi ka shtuar se pavarësisht kush diskuton dhe arrin marrëveshje me Serbinë,
nuk do të ketë peshë legale pa u ratifikuar nga Kuvendi.
Por, mbështetje opozitës i ka dhënë një parti tjetër në pushtet, ajo e Fatmir Limajt.
Bilall Sherifi ka pasur një porosi për partitë që po e thirrin seancën.
Edhe
Të premten seancë e jashtëzakonshme e iniciuar nga PDK-ja
Edhe kryeministri, që është kryetar i AAK-së, ka përsëritur se nuk do të përkrahë marrëveshje që përfshin ndryshimin e kufijve.
Takimi i radhës ndërmjet presidentëve Thaçi dhe Vuçiq mbahet më 7 shtator.
Kryesia e Kuvendit tani duhet të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme.