Banorët e lagjes “Pajtimi” në Raushiq të Pejës ankohen se po rrezikohen nga pusetat, të cilat kompania ndërtuese e rrjetit të kanalizimit dhe asfaltit i la të hapura.
Ata ankohen se ndërprerja e punimeve dhe mosmbulimi i këtyre pusetave, së paku përkohësisht, nuk është në rregull, raporton KTV.
Zyrtarë të komunës së Pejës thonë se pa u prishur diçka nuk ndreqet diçka tjetër dhe se, sipas tyre, kompania ndërtuese është dashur që t’i mbulojë pusetat.
Kritika për këtë projekt hedh edhe opozita e kësaj komune.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Blerim Nikqi, deklaron se komuna nuk po bën asgjë në rregullimin e infrastrukturës.
Në Raushiq të Pejës, banorët rrezikohen nga... by kohanet
Artikuj të ngjashëm
-
Kanalet e hapur në Pejë plot mbeturina, u nxjerrin telashe banorëve në periferi
-
Prishtina me sistem të dobët të kanalizimeve, vërshime sa herë ka reshje
-
Qytetari dhe Komuna e Pejës prej disa vitesh në kontest për pusetën e kanalizimit
-
Mbeturinat bllokojnë kanalet e ujitjes nëpër fshatra të Pejës
-
Katundi i Ri kërkon betonimin e kanalit të ujitjes