Banorët e fshatit Katundi i Ri, paralagje e Pejës që gjendet nën rrugën e transitit që lidh rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë njërën anë, dhe rrugët për në Istog e Rozhajë nga ana tjetër, vite me radhë janë duke u përballur me mbeturinat dhe ujërat e zeza që derdhen në tokat dhe oborret e tyre.
Çdo vit banorët kanë kërkuar nga Komuna që të intervenojë në kanalin e hapur që gjendet në krye të tokave të tyre, përgjatë rrugës së transitit, por ai kanal ende nuk është rregulluar. “Me vite jemi duke u përballur me këtë problem dhe askush deri tashti nuk është marrë me të.
Me këtë problem përballemi sidomos prej pasluftës e këndej, sepse para luftës frikoheshin qytetarët të hidhnin mbeturina në kanale të hapura në qytet, të cilat pastaj i sillnin poshtë te ne këto mbeturina”, ankohet Skënder Muçolli nga Katundi i Ri.\Ilir Osmanaj.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)