Arbëri

Në Rahovec ka mungesё mjekёsh e hapёsire

Radhë të gjata tё qytetarëve janë krijuar në Qendrёn pёr Vaksinim nё Komunёn e Rahovecit, pёr shkak tё mungesёs sё ekipeve mjekёsore dhe hapёsirёs jo tё mjaftueshme pёr mbarëvejtjen e procesit të imunizimit.

Drejtori i Qendrёs Kryesore tё Mjekёsisё Familjare, Elbunit Kryeziu, ka folur për kërkesa të vazhdueshme që të funksionalizohen edhe dy qendra tё tjera pёr vaksinim, tё cilat Ministria e Shёndetёsisё nuk e ka lejuar tё hapen, ndonëse, sipas tij, i plotёsojnë tё gjitha kushtet.

“Unё kam bёrё kёrkesё tё vazhdueshme, nuk i kanё aprovuar Ministria, arsyetimi i tyre ka qenё se patjetёr duhet me njё qendёr tё zhvillohet vaksinimi. Pёrndryshe bёj prap kёrkesё tё vazhdueshme pёr shtim tё kapaciteteve mjekёsore mespecializantё, sepse tashmё ata mjekё qё i kam planifikuar me punu nё vaksinim nё Ratkofc dhe Krushё veçse janё duke punuar aty dhe nuk kam staf tё mjaftueshёm nё QKMF pёr shkak tё specializimeve qё janё dhёnё vitin e kaluar”, ka thënë Elbunit Kryeziu, drejtori i QKMF-sё nё Rahovec.

Kёrkesat e njёjta Ministria e Shёndetёsisё ia ka plotёsuar Komunёs sё Suharekёs, duke e zhvendosur procesin e vaksinimit nё njё palestёr tё madhe.

“Ministria na ka sigurar staf, dihet qё vendimi i fundit ka qenё qё specializantёt tё cilёt janё nё lemi tё specializimit qё nuk ka shumё nevojё QKUK-ja pёr to, njё pjesё e specializimit t’ju njihet edhe shёrbimi nё vaksinim. Kjo na e ka lehtёsuar shumё punёn, po ashtu edhe kanё angazhuar staf tё mesёm, pra infermierё, diku 18 infermierё i ka kontraktuar pёr gjashtё muaj, pra deri nё dhjetor”, ka thënë Besa Kuqi, drejtoreshё e Shёndetёsisё nё Suharekё.

Se pёrse njёrёs Komunё i janё marrё parasysh kёrkesat e tjetrёs jo, MSh-ja nuk i ёshtё pёrgjigjur KOHЁS.

Ndёrkohё, drejtori i QKMF-sё nё Rahovec është ankuar se grumbullimi i qytetarёve të shumtë në qendrën e vaksinimit po rezulton me mosrespektim masash anti-COVID.

“Shpesh herё kemi intervenuar me Polici, por prap po janё ca persona tё pandёrgjegjshёm qё nuk po dёshirojnё me e vendosё maskёn, dhe po detyrohemi sёrish qё me e thirr Policinё”, ka shtuar Elbunit Kryeziu, drejtor i QKMF-sё nё Rahovec.

Pёr tollovi tё mёdha janё ankuar edhe qytetarёt tё cilёt janё vaksinuar gjatё ditёs sё hёnё nё qytetin e Rahovecit, por edhe në atё tё Suharekёs.

“Nga ora 11 jemi kёtu, edhe nёse jemi tё thirrur nёpёrmjet mesazhit qё nga ora 11:35 do tё duhet tё ishte termini, por mesa duket nё Kosvё ende nuk jemi mёsuar me termine”, ka thënë Shelxhen Lendrovuti, qytetar i Rahovecit.

“Po unё erdha frik, por po ka tё tjerё qё po presin qё gjysmё ore, nuk e di pёrse po shkon kaq ngadalë procesi”, ka shtuar qytetari tjetër, Jemin Berisha.

Deri mё sot nё nivel vendi janё vaksinuar rreth 23.51% e qytetarёve qё duhen vaksinuar, nga synimi i vaksinimit tё 60 pёrqind tё popullatёs nga MSh-ja.