Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në QKUK po trajtohen 144 pacientë me COVID-19

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po trajtohen 144 pacientë me COVID-19.

Prej tyre 111 raste janë në Klinikën Infektive, në intensive të Mjekësisë Sportive janë nëntë raste, prej tyre dy të intubuar, ndërsa në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 24 raste të konfirmuara me COVID-19.

Në Infektive nga 111 raste, 55 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi. E në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar dy raste në gjendje të rëndë, thuhet nga QKUK-ja.

Në Kosovë janë regjistruar në total 3508 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 75 kanë përfunduar me fatalitet. Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, janë 1531 raste aktive në vend.