Komuna e Rahovecit dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare "Fahredin Hoti" në Rahovec, kanë vënë në funksion aparatin e mamografisë, i cili shërben për ta identifikuar dhe diagnostifikuar me kohë kancerin e gjirit.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Saranda Sallteku, Drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Soociale ka thënë se se aparati i mamografit vlerësohet të jetë një prej aseteve më me rëndësi për mjekësinë primare, sidomos në aspektin shëndetësor, në parandalimin me kohë të sëmundjes së kancerit të gjirit.
"Komuna e Rahovecit me një investim si ky, ka investuar direkt në shëndetin e grave-nënave si shtyllë kryesore e familjes dhe mirëqenies së saj. Të gjitha gratë që duan dhe u rekomandohet nga mjeku përkatës mamografia, luten të bëjnë paraprakisht terminet në QKMF ‘Fahredin Hoti’", ka thënë Sallteku.
-
Mamografi në Lipjan, qe gjashtë vjet jofunksional
-
Tetori “rozë” e gjen jofunksional mamografin e vetëm mobil
-
Japonia ndihmon QKMF-në në Kamenicë të pajiset me mamograf
-
Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit e gjen sërish QKMF-në e Lipjanit pa Mamografi
-
I blerë para dy vjetësh, mamografi në QKMF-në e Pejës mbetet i papërdorur