Komuna e Kamenicës ka shënuar 12-vjetorin e Pavarësisë duke organizuar aktivitete kulturore në qendrën e qytetit por është mbajtur edhe seanca solemne e Kuvendit Komunal si dhe është bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.
Ndërkaq është mbajtur edhe turniri në ping-pong në përkujtim të mësimdhënësit Musa Thaçi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNënkryetari i komunës së Kamenicës, Faton Jakupi ka deklaruar se procesi i shtetërndërtimit kërkon përkushtim.
“Në këtë përvjetor të 12-të të Pavarësisë së Kosovës, po kujtojmë jo vetëm ditën e Pavarësisë së shtetit tonë, por njëkohësisht po nderojmë të gjithë ata që bënë të mundur këtë ditë, brezat e tërë që e ndërtuan vizionin e Kosovës së Pavarur. E kemi obligim ta zhvillojmë shtetin në të gjitha fushat me synimin që të jemi të barabartë me të gjitha shtetet e tjera”, ka thënë ai.