Qeveria lokale e Prizrenit, të martën, ka miratuar vendimin për lejimin e shpalljes së tenderit për ndërtimin e një objekti me 30 banesa për familjet e dëshmorëve dhe rastet sociale.
Ramadan Muja,kryetar i Komunës, tha me këtë rast se kjo politikë publike do të vazhdojë të zbatohet edhe në 4-5 vjetët e ardhshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kryetari Muja ka pohuar se objekti me 30 banesa do të ndërtohet nga buxheti i sivjetmë i Komunës. Drejtoresha e DPMS-së, Sherife Balaj, ka pohuar se ky dikaster ka planifikuar 400 mijë euro për këtë destinim, pasi që ka edhe objekte tjera të kësaj natyre që janë në realizim e sipër... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ndahen 90 banesa për kategoritë e dala nga lufta dhe skamnorët
-
Prizreni sivjet subvencionon qiratë e banimit për 20 familje nevojtare
-
100 banesa sociale në Prizren me programin trevjeçar të banimit
-
Komuna e Prizrenit dhe “Jetimat e Ballkanit” do t`i ndërtojnë 30 shtëpi për nevojtarët
-
Nisën më 2011, por ende s’janë kryer banesat për familjet e dëshmorëve në Skenderaj