Ambasada e Çekisë dhe Zyra Ndërlidhëse e Sllovakisë do të shënojnë 30 vjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë.
Sot Ambasada e Republikës së Çekisë dhe Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Sllovakisë, në Prishtinë, 30 vjet më pas, do të përkujtojnë Revolucionin e Kadifenjtë.
Ngjarja, e quajtur “30 vjet në demokraci”, do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, më 20 nëntor 2019 duke filluar nga ora 18.00. Ceremonia përfshin edhe hapjen e foto ekspozitës “The Velvet Revolution” e shfaqja e filmit dokumentar “The Bright Sport” do të bëhet gjatë kësaj ngjarje.
Revolucioni i Kadifenjtë, ish Çekosllovakisë i solli rrugën për shkatërrimin e regjimit totalitar, duke i dhënë vendit drejtimin e së ardhmes evropiane.
Ekspozita sjell 34 fotografi, nga 15 fotografë të njohur çek dhe sllovak, të cilët kishin kapur momentet e para të historisë bashkëkohore të Çekisë, që udhëhoqën në rënien e diktaturës komuniste.
Ekspozita, për publikun, do të jetë e hapur nga 21 nëntori 2019 deri më 1 dhjetor 2019.
-
Revolucioni i Kadifenjtë në imazhe si rrëfim për kthesën e Evropës
-
Imazhet e Nick Sidleit sjellin ngjyrat e Kosovës së lirisë e shpresës
-
Legjenda Nedved flet për ndeshjen me Kosovën
-
Sakralocidi serb në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë – trashëgimi e humbur që s’kthehet dot
-
Agjenda e Qeverisë në detyrë për 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës