Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Prishtinë mbahet Konferenca për vullnetarizmin edukativ

Nxënësit kanë treguar për projektet që kanë realizuar vullnetarisht, për ta ndihmuar komunitetin në komunën që ata jetojnë.

Për ta shpalosur punën e saj disamujore në vullnetarizmin edukativ, Organizata Joqeveritare “Toka”, për herë të parë ka organizuar konferencën për këtë e që ka për qëllim ta fuqizojë rininë, raporton KTV.

Rea Gërvalla, nxënëse vullnetare nga Komuna e Prishtinës, tregon për përfitimet që ka pasur nga projekti që kanë realizuar.

E, përfaqësues të organizatës “Toka”, tregojnë se qëllimi i tyre është që me anë të projekteve, ta aktivizojnë sa më shumë rininë, për ta ndihmuar komunitetin.

Në konferencë, ku pjesëmarrës ishin rreth 100 mësimdhënës nga e gjithë Kosova, u fol edhe për dhunën nëpër shkolla të Kosovës.

Edhe Nxënësit e Kosovës nga puna në biznese sigurojnë para për kauza bamirëse SOT Nxënësit e Kosovës nga puna në biznese sigurojnë para për kauza bamirëse

Në gjithë Kosovën, funksionojnë 17 grupe të tilla të super-vullnetarëve që udhëhiqen kryesisht nga mësimdhënës.

Aplikimi për gjeneratën e dytë të super-arsimtarëve dhe mentorëve, fillon javën e ardhshme nga Organizata Joqeveritare “TOKA”.