Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Prishtinë fillon rregullimi i Parkut të të Martuarve

Komuna e Prishtinës ka filluar rregullimin e Parkut të të Martuarve, transmeton Koha.net.

Tashmë po punohet për rregullimin e shtigjeve, ulëseve dhe hapësirave të tjera të këtij parku, në kuadër të projektit paraprak të Prtishtinës, njofton përmes facebookut Komuna.

Rregullimi bazik i parkut pritet të përfundojë shumë shpejt dhe më pas ai do të pasurohet në vazhdimësi nga çiftet që do të martohen në kryeqytet. Secili nga këto ]qifte, do të ketë mundësi të mbjellë një fidan në këtë park. Në këtë formë, përveç që do ta shënjojnë lidhjen e tyre, do të ndikojnë direkt në zgjerimin dhe kultivimin e hapësirave të gjelbra.

Ky park është i pari i këtij lloji në vendin tonë.

Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me Coca-Cola HBC Kosova, ka filluar rregullimin e parkut të të martuarve. Ky park do të jetë në hapësirën në mes dy rrethrrotullimeve te Shkolla e Mjekësisë.

{gallery}