Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parqet e Prishtinës do të bëhen me puse për ujitje

Hapësirat e gjelbra të kryeqyteti do të bëhen me puse për ujitjen dhe mirëmbajtjen e tyre.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes faqes zyrtare.

“Kemi filluar zbatimin e projektit për hapjen e puseve në parqe dhe hapësira tjera të gjelbra, për të siguruar kështu ujë të mjaftueshëm për ujitje dhe mirëmbajtje”, ka bërë të ditur komuna.