Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Mitrovicës ka mbajtur mbledhjen e parë këtë të hënë, ku të pranishëm ishin kryetari i komunës, Bedri Hamza, nënkryetari Arian Tahiri, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe anëtarë të KPF-së.
Nëpërmjet një komunikate, komuna ka njoftuar se përbërja e re e këtij Komiteti ka diskutuar për disa propozim-vendime.
“Përbërja e re e Komitetit për Politikë dhe Financa ka diskutuar pikat e rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje si: Propozim-vendim për formimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të NP 'Qendra Multifunksionale'; Propozim-vendim për formimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të KRM 'Uniteti'; Propozim-vendim për formimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të NP 'Stacioni i Autobusëve' - SH.A.; Propozim-vendim për formimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të NP 'Tregu'; Propozim-vendim për formimin e Komiteteve Konsultative; Propozim-vendim për formimin e Komisionit për ndarjen e bursave; Propozim-vendim për formimin e Komisionit të Ankesave për ndarje të bursave si dhe Plani i punës së NJAB për vitin 2022 dhe Plani strategjik i NJAB 2022-2024”, thuhet në njoftim.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës, njoftohet se janë shqyrtuar nga anëtarët e KPF-së dhe i janë dërguar Kuvendit Komunal për miratim.