Në prag të vitit të ri shkollor ata që po bëhen gati janë edhe institucionet e sigurisë, saktësisht Policia e Kosovës e cila gjithmonë prezanton një plan të veçantë që ka të bëjë me sigurinë e nxënësve.
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka paralajmëruar një konferencë të përbashkët e cila i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor, përfshirë aktivitetet dhe masat që do të ndërmerren nga institucionet përkatëse sa i përket fillimit të vitit të ri shkollor.
Konferenca do të mbahet në objektin e Administratës së Policisë së Kosovës ku do të marrin pjesë zyrtarë nga institucione të ndryshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia me plan për fundvit, angazhon personel shtesë edhe në “zonat e ndjeshme”
-
Në prag të Ditës së Çlirimit, paralajmërohet bllokim i përkohshëm i disa rrugëve
-
Policia bën apel për vigjilencë në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike
-
Prezencë e shtuar e policëve nëpër shkolla për parandalimin “e çdo akti të mundshëm kriminal”
-
Policia e Kosovës kërkon kujdes nga pjesëmarrësit në trafik