Për herë të parë në Shqipëri do të ketë një burg enkas për të moshuarit. Qeveria ka nisur ndërtimin e një burgu të tillë në Pojskë të Pogradecit. Mësohet se në këtë burg, të sigurisë së ulët, do të akomodohen 110 të dënuar mbi 60 vjeç. Kryesisht në sistemin e burgjeve grupmosha e të dënuarve nga 60-80 vjeç, është 3.5%.
Një projekt që duhet veçuar, është projekti për rikonstruksionin e godinave në Pojskë, Pogradec për të dënuarit e moshës së tretë, projekt i cili ka filluar në vitin 2020 me një fond prej 58 milionë lekë e planifikuar për t’u realizuar për dy vjet, 2020-2021, investim i planifikuar nga buxheti i shtetit.
Qëllimi i këtij rikonstruksioni është përshtatja e infrastrukturës ekzistuese sipas standardeve të ofrimit të shërbimeve të përshtatshme për kategorinë të moshuarve në sistemit të burgjeve. Qendra është vlerësuar si burg i sigurisë së ulët, në të cilën parashikohen të vendosen rreth 110 të dënuar të moshës së tretë, ose dënime të lehta, të cilët vuajnë dënimet nëpër IEVP të ndryshme si dhe 90 stafi mjekësor, administrativ dhe policor.