Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Podujevë themelohet Shoqata e Grave “Antika”

Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu ka marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit të Shoqatës së Grave “Antika” në Podujevë.

Në fjalën e tij përshëndetëse Veliu i përgëzoi gratë llapjane, të cilat kanë shprehur vullnetin e tyre për t’i bashkuar forcat përmes një shoqate.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Shoqata 'Antika' ka mbledh rreth vetës gra të vyeshme e punëtore, të cilat duan që përmes punës të sigurojnë të ardhura për veten dhe për familjet e tyre”, tha Veliu.

Kryetari Veliu gjithashtu shprehu gatishmërinë e tij të plotë dhe të ekzekutivit lokal për t’i ofruar ndihmën e nevojshme kësaj shoqate për ta zbatuar qëllimin e themelimit të saj, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Ju premtoj mbështetjen time të plotë për të ofruar ndihmën e ekzekutivit lokal për sigurimin e kushteve për ta zhvilluar këtë veprimtari, prodhimin dhe plasmanin e produkteve tuaja, punë dore dhe shpresoj që përmes punës tuaj do të ndikoni që edhe më shumë gra të bashkohen në shoqatën tuaj”, tha Veliu, transmeton Koha.net.

Në emër të shoqatës “Antika” të pranishmit i përshëndeti Vedie Sejdiu - Vuça, e cila falënderoi Komunën e Podujevës për bashkëpunimin. Sejdiu në pika të shkurtra i njoftoi të pranishmit me qëllimin, objektivat dhe punën që po bën kjo shoqatë.

Në fund të pranishmit patën rastin t’i shohin të ekspozuara në hollin e sallës së Teatrit të Qytetit disa nga produktet punë dore të punuara nga gratë anëtare të kësaj shoqate.