Arbëri

Në Podujevë hapet ekspozita e librit

Në Bibliotekën e qytetit të Podujevës është hapur ekspozita e librit. Sipas zyrtarëve komunalë qëllimi i kësaj ekspozite është shënimi i Ditës së Librit, por edhe për të nxitur leximin e librit.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj, ka thënë se ekspozita përfshin libra të vjetër më shumë se 100 vjeçar.

“Ekspozita bëhet me qëllim të shënimit të Ditës së Librit. Por qëllimi kryesor është nxitja e qytetarëve në lexim, përmes promovimit të titujve më të mirë që i kemi. Ekspozita përfshin botime të vjetra shqipe, në kuadër të historisë kombëtare, letërsisë kombëtare dhe lokale, tituj të filozofisë kontinentale dhe letërsisë botërore, pa e lënë anash edhe letërsinë për fëmijë”, ka theksuar Balaj. “Ndër librat e ekspozuar, ka botime më se 100 vjet të vjetra, të botuara në Tiranë në vitet e para e pas pavarësisë së Shqipërisë”.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, ka thënë se ekspozita do të zgjas tre ditë dhe po mbahet në hapësirat e bibliotekës së qytetit.

Image