Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Tregu”, Avdyl Jerliu, ka shfaqur mëdyshje për asgjësim të qëllimshëm të të dhënave financiare të kompanisë nga ana e një arkëtari, i cili tashmë nuk punon në këtë ndërmarrje.
Sipas tij, tre punëtorë tashmë përballen me organet e drejtësisë për keqpërdorimin e aseteve. Ai thotë se për keqpërdorimet që kanë ndodhur në këtë ndërmarrje kanë paraqitur rastin në polici, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Është fshirë data baza e të dhënave të ndërmarrjes. Kanë qenë shënimet në lidhje me inkasimet, borxhet dhe shënimet tjera megjithëse ne kemi një pjesë të shënimeve në letër mirëpo ato tjerat janë fshirë. Përgjegjësi i klientelës thirret se i ka krijuar vet dokumentet dhe arsyetohet se i ka marr me flesh dhe për çështje personale i ka marr me veti ngase ka konsideruar se nuk duhet t’i lë aty. Dhe thotë se kur ka dashur t’i kthej të dhënat atij i është korruptuar fajlli dhe të gjitha të dhënat në fleshin e tij (usb) i janë fshirë. Tash nuk kemi me çka mu marr se e kanë fshi e kanë qit kompjuterin në zero. Po ne kemi lajmëruar rastin në polici për ato keqpërdorime dhe i ka marr policia dhe çfarë ka bërë policia më nuk është pjesë e jona”, ka thënë ai.
Ai thotë të kenë shpallur një konkurs të ri për pranimin e 8 punëtorëve dhe se do të fillojnë me funksionalizimin e ndërmarrjes.
“Ne nuk i kemi larguar asnjë punëtor atyre u është skaduar kontrata. Sepse kaq ka qenë marrëveshja dhe pjesën tjetër duhet t’i nënshtrohesh konkursit si të gjithë të tjerët janë të barabartë të marrin pjesë në konkurs dhe se kjo është rregull ligjore. Ata që kanë probleme me ligjin duhet të sqarohen me organet e drejtësisë. Tash për momentin nuk kemi punëtorë”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Azemi: KEDS-i po vjedh me njehsorët elektrikë, duhet të jepet përgjegjësi për këtë vepër penale
-
Bastisje në ARBK, dyshime për ndryshimin e pronësisë së një biznesi pas vdekjes së pronarit
-
Specialja bastis objektin e KRU-Gjakovës dhe shtëpinë e kryeshefit, sekuestron dokumente
-
Azemi: Krimet Ekonomike po hetojnë tenderin për sigurimin fizik në QKUK
-
“Trainkosi” përjashton 12 punëtorë, përfituan 230 mijë euro duke keqpërdorur arkat fiskale