Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në mungesë të deputetëve dështon mbledhja e Komisionit për Arsim

Pas vonesës së tyre, anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) janë larguar nga salla ku duhej të mbahej mbledhja me deputetët.

Në këtë komision kanë qenë të pranishëm anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim të cilët ishin ftuar për të raportuar për punën e tyre për vitin 2021.

Kryetarja e Këshillit, Hasnije Ilazi, tha se nuk mund të presin më shumë se 15 minuta.a

Anëtarja e komisionit, Albena Reshitaj, theksoi se pavarësisht bojkotit të opozitës, shqyrtimi i raportit të KShC-së ka qenë i rëndësishëm. /Ksp

Artikuj të ngjashëm