Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave publike për shkak të mungesës së kuorumit.
Në këtë mbledhje ka qenë e paraparë që të diskutohet raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për Postën e Kosovës dhe për Telekomin e Kosovës, raporton Koha Ditore.
Kryetari i Komisionit, Driton Selmanaj ka thënë se përveç deputetit Avdullah Hoti që ka lajmëruar se nuk do të mund të vijë nga deputetët tjerë nuk ka pasur ndonjë paralajmërim.
Ai ka thënë se do të mundohen që para pushimeve të diskutojnë këto raporte siç i ka quajtur ai, ‘tejet të rëndësishme’.
Artikuj të ngjashëm
-
S’ka kuorum në Komision, dështon raportimi i ministrit Krasniqi
-
Në mungesë kuorumi dështon mbledhja e Komisionit për buxhet
-
Menaxhmenti i Postës së Kosovës injoron Komisionin Parlamentar
-
Kjo legjislaturë ka përmbushur vetëm 18 % të agjendës së saj
-
Dështon shkaku i kuorumit mbledhja e Komisionit për Shëndetësi