Datat 3 dhe 4 shkurt, shënojnë ditët e tmerrit për qytetin e Mitrovicës në kohën e pasluftës.
Në këto data të vitit 2000, fëmijë, gra e pleq nga veriu i Mitrovicës nuk u kursyen nga grupi i ashtuquajtur serb “Rojet e Urës”, që mizorisht vrau 10 shqiptarë, raporton KTV.
Ndërsa, 12 mijë banorë u dëbuan nga shtëpitë e tyre për të kaluar në pjesën jugore të qytetit.
Halit Barani nga KMDLNJ-ja në jug të Mitrovicës, thotë se përgjegjësi kryesor pas këtyre vrasjeve, Oliver Ivanoviq, nuk e mori dënimin e merituar.
Në prag të 20-vjetorit të kësaj ngjarjeje Barani tha se qeveritë e kaluara nuk u interesuan asnjëherë për zbardhjen e rastit.
Edhe
Osmani përkujton masakrën dhe dëbimin e shqiptarëve nga Mitrovica
Mitrovica u godit nga vrasje të tilla vazhdimisht deri në vitin 2004, kur, sipas Baranit, synohej spastrimi etnik i shqiptarëve.
Për t’i nderuar viktimat, të martën do të mbahet akademi përkujtimore në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë me fillim nga ora 12:00.
-
Deputetja e VV-së liston serbët që vranë 10 shqiptarë në veri në vitin 2000, opozita e duartroket
-
20 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës
-
Vrasjet që lanë në gjysmë telefonatën e Shqipe Vocës e morën jetën e 9 shqiptarëve të tjerë
-
I mbijetuari rrëfen natën e tmerrit në Mitrovicë, Komuna përuron pllakën përkujtimore