Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetja e VV-së liston serbët që vranë 10 shqiptarë në veri në vitin 2000, opozita e duartroket

Kuvendi i Kosovës

Deputetja e VV-së, Arjeta Fejza, ka kujtuar natën kur në veri të Mitrovicës 23 vjet më parë u vranë 10 shqiptarë nga të ashtuquajturit “Rojat e urës” që ishin paramilitarë serbë.

Ajo ka thënë se ngjarja mes natës së 3 dhe 4 shkurtit e vitit 2000 përcaktoi linjën e ngjarjeve pasuesve në Mitrovicë. Ajo ngjarje, shtoi Fejza, ka pasoja të drejtpërdrejta me ato që ndodhën edhe në fund të vitit të kaluar në veri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Netët e tmerrit është emri i ngjarjeve të natës mes 3 dhe 4 shkurtit 2000 në veri të Ibrit në Mitrovicë. Pjesëtarët e formacionit paramilitar serb të njohur si ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë, në mesin e tyre fëmijë, gra e të moshuar. Plagosën shumë të tjerë dhe dëbuan mbi 11 mijë shqiptarë nga shtëpitë e tyre. Në atë natë 8 muaj pas përfundimit të luftës në këtë pjesë të Mitrovicës në orët e mbrëmjes segmente të instrumentalizuara si ‘Rojat e urës’ kishin dalë të protestonin derisa në fakt patën filluar të sulmonin shqiptarët me armë e granata”.

Fejza ka theksuar se vrasjet atëherë nuk ishin të rastësishme dhe se e inkuadruar direkt ishte qeveria serbe. Ndërkohë, ajo ka përmendur me emra serbët e përfshirë teksa ka kërkuar nga drejtësia që t’i zbulojë edhe të tjerët që morën pjesë në krim.

“Ekzekutorët sipas dëshmitarëve okularë ishin: Dragan Delivashiq, Oliver Ivanoviq, Milorad Rakiq, Pagi Joviq, Zoran Dediq, Rela Mrtinoviq, Zoran Kostiq, Sasha Saviq, Ivan Mantiq, Dragan Shillkoviq, Dushko Shillkoviq, e shumë të tjerë, emra te të cilëve drejtësia duhet t’i bëjë të ditur. Kjo padrejtësi do adresim”, ka theksuar Fejza.