Green Art Center-Prishtina, me përkrahjen e organizatës qeveritare Giz-SMS program si dhe në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës dhe atë të Gjilanit, do të manifestojnë 22 Prillin, Ditën e Tokës, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme me karakter mjedisor.
Me moton “Çdo ditë është Dita e Tokës”, GAC-i ka nisur fushatën vetëdijesuese gjatë këtij muaji, për kujdesin që duhet treguar ndaj Tokës dhe degradimit që ne, si njerëz, ia bëjmë asaj.
Përfaqësues të GAC-it si dhe përfaqësues institucionalë të komunave Mitrovicë dhe Gjilan, duke e quajtur muajin prill si muajin e Tokës, kanë bërë përgatitje për ta shënuar këtë ditë sa më denjësisht nëpërmjet aktiviteteve të shumta. Në to do të jenë të përfshirë edhe vullnetarët e shkollave fillore dhe të mesme të klubeve të gjelbra si dhe studentët e Akademisë së Artit “Evolucion”, të cilët gjatë gjithë muajit kanë punuar punimet e tyre për të shënuar këtë ditë.
Ky bashkëpunim i OJQ-ve dhe institucioneve ka qenë i suksesshëm falë përkrahjes dhe mbështetjes së vazhdueshme të GIZ gjerman, të cilët janë gjithmonë të gatshëm të qëndrojnë prapa nismave që e ruajnë dhe e mbrojnë ambientin ku ne jetojmë dhe veprojmë
Edukimi i gjeneratave të reja për ruajtjen e mjedisit jetik është parakusht për një të ardhme të gjelbërt, thuhet në njoftimin për medie.
-
Thirrja për detoks si metaforë me muzikë e aktivitete vetëdijesuese
-
“Green Fest” me artin si shërim përballë realitetit toksik
-
Instituti miraton me kushte projektin ideor për tregun në Prishtinë
-
“Mother Earth” si alarm me yllin botëror lë mesazh në kaos
-
Fazil Say: Natyra po vdes, artisti duhet të japë mesazhe