Organizata Jo-Qeveritare Green Art Center – Prishtina (GAC), në partneritet me Komunën e Mitrovicës dhe organizatën gjermane Giz-SMS Projekt, janë duke zhvilluar aktivitete të ndryshme për shënimin e Ditës së Tokës.
Këto aktivitete vetëdijesuese po zhvillohen në kuadër të projektit “Ecofriend-Funksionalizimi i sistemit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme përmes zhvillimit të programit për edukim mjedisor në institucionet arsimore”, me synim rritjen e ndërgjegjësimit qytetar në mbrojtjen e mjedisit jetik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktivitetet për shënimin e Ditës së Tokës nën moton “Çdo ditë është Dita e Tokës”, kanë nisur më 22 prill, ndërsa do të përcillen me aktivitete gjatë gjithë kësaj jave, ku hapësirat shkollore do të pasurohen me drunj dhe fidanë me qëllim përmirësimin e hapësirave të gjelbra në këto institucione dhe edukimin e të rinjve mbi rëndësinë e ruajtjes së gjelbërimit.
“Falë përkrahjes së organizatës gjermane GIZ dhe angazhimit të komunës së Mitrovicës, rreth 50 drunj dhe 200 fidanë do të mbillen në 15 institucione edukative. Të gjithë këta drunj dhe këta fidanë do të mbillen në bashkëpunim me anëtarët e Klubeve të Gjelbra të GAC-it, të cilët janë aktiv dhe funksionojnë në secilën shkollë”, thotë GAC.
Kjo OJQ thotë se përmes aktiviteteve të gjelbra gjithëpërfshirëse synohet krijimi i një kulture mjedisore tek gjeneratat e reja, të cilët tashmë në këtë komunë janë edhe përfaqësuesit e parë që kanë nisur programin e ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në hapësirat shkollore.
Në javët në vijim parashihen të zhvillohen edhe aktivitete të tjera që adresojnë ruajtjen e mjedisit përmes aktivizmit qytetar.