Malishevë, 30 qershor Në brigjet e liqenit në Mirushë, të Komunës së Malishevës, organizuar nga shoqata e peshkatarëve sportiv “Sykuqi” në Malishevë, sot u mbajt gara e parë memoriale në peshkim, e cila mban emrin e dëshmorit të kombit Jahir Mazreku, Kjo garë ka karakter garues dhe garuesit pjesëmarrës ishin nga të gjitha viset e Kosovës.
Kryetari i shoqatës së peshkatarëve sportiv “Sykuqi” në Malishevës, Avdullah Paçarizi, i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë memoriale, e cila mban emrin e dëshmorit t kombit Jahir Mazreku.
Vendin e parë në këtë garë e zuri peshkatari Gazmend Krenzi, të dytin Gëzim Çallaku dhe të tretin Jeton Mazreku. Për të gjithë fituesit janë ndarë mirënjohje dhe çmime të siguruara nga shoqata e peshkatarëve sportiv “Sykuqi”.
Gara është mbikëqyrur nga referët e Federatës së Peshkimit të Kosovës.
{gallery}
-
Pastrohet ambienti përreth liqenit në Mirushë
-
Komuna e Malishevës apelon të mos peshkohet dhe përdoret peshku i lumit Mirusha
-
Policia në Malishevë po heton shkaqet e ngordhjes së peshqve në lumin Mirusha
-
Gjenden mbetjet mortore të personit që u raportua i zhdukur në tetor të vitit 2025 në Malishevë
-
Aktakuzë ndaj 9 personave lidhur me vrasjen që ndodhi gushtin e kaluar në Malishevë