Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Malishevës apelon të mos peshkohet dhe përdoret peshku i lumit Mirusha

Për shkak të ngordhjes së pazakontë të peshqve në lumin Mirusha, apelohet te të gjithë peshkatarët dhe banorët që jetojnë përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha, përfshi edhe liqenin në Mirushë, që të mos peshkohet dhe të mos merren peshqit.

Këtë apel e kanë lëshuar sot, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtoria e Inspektoratit në Malishevë dhe shoqata e peshkatarëve sportiv në Malishevë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Përderisa organet përgjegjëse të dalin me një deklarim rreth shkakut të ngordhjes së peshqve, apelohet që të mos peshkohet apo të merren peshqit. Në mënyrë të veçantë, kërkohet nga prindërit, që mos t’i lejojnë fëmijët që të marrin peshk nga lumi apo liqeni”, thuhet në komunikatë.

Mostrat janë dërguar për analizë dhe jemi në pritje të konfirmimit të shkaqeve të ngordhjes së peshqve, prandaj, derisa të dalin analizat dhe derisa organet kompetente të dalin me një përfundim zyrtar, luten të gjithë peshkatarët dhe banorët, të bëjnë kujdes.

Komuna është duke i marrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të pastrohet lumi.

Image
Artikuj të ngjashëm