Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Mati 2 lihen në gjysmë punimet, baltë në vend të kubëzave

Banorët e një rruge të papërfunduar në lagjen Mati 2, ankohen se gjysma e rrugës së pashtruar, po u krijon vështirësi.

Ata thonë se pavarësisht premtimeve për rifillim të punimeve pas pak muajsh, një gjë e tillë nuk ka ndodhur as pas gjysmë viti, raporton “038” në KTV.

Në vjeshtë u ndalën punimet në këtë rrugë, në lagjen Mati 2.

Megjithëse në numër të paktë, banorët që jetojnë në gjysmën e rrugës së pashtruar, po ankohen që u “lanë anash” nga komuna.

Pavarësisht premtimeve për rifillim të punimeve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Edhe Projekti që nisi në “fushatë zgjedhore” është ndërprerë me t’u publikuar rezultatet Arbëri Projekti që nisi në “fushatë zgjedhore” është ndërprerë me t’u publikuar rezultatet

Vështirësi thonë se kanë kur ka reshje. Telashet e tyre disa herë ia kanë adresuar Komunës së Prishtinës.

Sipas tyre, prioritet në shtrim është dashur të kenë rrugët e banuara, para disa të tjerave, që, sipas tyre, shfrytëzohen shumë pak ose hiç.