Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Manastir të Maqedonisë kërkohet “vdekje për shqiptarët”

Qyteti i alfabetit shqip ka zbardhur me parullën që kërkon vdekjen e shqiptarëve.

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, ku shihet se dikush ka shkruar grafite në qytetin e Manastirit me përmbajtje të urrejtjes nacionale dhe raciste, transmeton Zhurnal.

Në këtë grafit është shkruar “Ligji është ligj”, dhe “Vdekje për Shqiptarët”.