Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë shprehu sot keqardhjen e saj dhe dënoi gjuhën e urrejtjes së përdorur në mbishkrime në hapësira publike në Manastir, në adresë të shqiptarëve.
“Nuk është hera e parë që Manastiri, qyteti i kongresit historik të gjuhës shqipe dhunohet qëllimisht e në mënyrë të papranueshme nga akte të cilat kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve”, thuhet në një njoftim për shtyp të MEPJ-së, përcjell ATSH.
MEPJ u kërkon autoriteteve të Maqedonisë të hetojnë dhe të venë para përgjegjësisë autorët e këtyre sulmeve, të cilat bien ndesh e cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë në Maqedoni e në gjithë rajonin.
Kujtojmë se një mur në qytet në Manastir dje kishte zbardhur me thirrjen “vdekje për shqiptarët”.
E sot, një tjetër qytet, ai i Crvenkës në Vojvodinë u vesh me të njëjtën parullë, “vdekje për shqiptarët”. Ndodhi kjo në murin e një objekti ku zhvillon veprimtarinë një furrë me pronarë një shqiptar. Atje kjo thirrje u bë pas vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, rrethanat për të cilën mbesin ende të pazbuluara.
-
Shqipëria reagon kundër sloganeve kundër shqiptarëve në Shkup
-
Ministria e Jashtme dënon sulmin ndaj Muzeut të Alfabetit të shqipes në Manastir
-
MPJ-ja dënon dëmtimin e varrezave ortodokse në Lipjan
-
A do të dënohen autorët e grafitit “Vdekje për shqiptarët” në Manastir?
-
Në Manastir të Maqedonisë kërkohet “vdekje për shqiptarët”