Përveç Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, kufizime të reja të lëvizjes do të ketë edhe në komunën e Malishevës.
Këtë e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
Sipas vendimit, kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 14:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Sipas vendimit të vjetër, kufizimi i lëvizjes ka qenë nga ora 17:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Malisheva është komuna me më së shumti të infektuar nga koronavirusi në Kosovë. Deri tash në këtë komunë janë 66 të infektuar, një i vdekur dhe dy të shëruar.
Artikuj të ngjashëm
-
Edhe në 4 komunat veriore, si në pjesën tjetër të Kosovës, kufizohet lëvizja nga ora 21:00 deri në 05:00
-
Në Mitrovicën V. dhe në Zveçan, nga nesër ndalohet qarkullimi nga ora 12 deri në 6
-
Miratohen masat e reja anti-COVID, hiqet kufizimi i lëvizjes
-
Masat e reja – pritet të ndryshohet kufizimi i lëvizjes dhe orari i gastronomisë, mbetet bartja e maskës
-
Nëntë komuna në zonë të kuqe