Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Malishevë u rivarros gruaja e zhdukur që nga lufta

Në varrezat e fshatit Bubavec të Malishevës është rivarrosur të enjten Magbule Morina (1943), që ishte zhdukur 22 vjet më parë, në luftë.

Ajo konsiderohej e zhdukur që nga 5 maji i vitit 1999. Trupi i saj u gjet në varrezat myslimane në Mitrovicë, ndërsa identifikimi është bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Në Komunën e Malishevës, të zhdukur gjatë luftës së fundit, janë edhe 40 persona.

Artikuj të ngjashëm