Banorë të fshatit Kërvasari kanë protestuar sot para Komunës së Malishevës, për të kundërshtuar vendosjen e një gurëthyesi të cilit po i druhen. Ata kanë paralajmëruar edhe protesta të tjera deri në realizimin e të drejtës themelore për jetë dhe shëndet të plotë.
Këtë e kanë bërë të ditur banorët në një informatë drejtuar portalit Koha.net, në të cilën kanë theksuar se fenomeni i hapjes së veprimtarive të gurthyesve po ndikon drejtpërdrejti në vështirësimin e jetës së komunitetit që jeton afër tyre dh e po shndërrohet në një dukuri shqetësuese anë e mbanë territorit.
“Duke parë heshtjen totale dhe asnjë reagim të organeve kompetente në mbrojtjen e ambientit dhe shëndetit të qytetarëve, banorët po detyrohen të marrin iniciativa vetanake në parandalimin e tyre dhe mbrojtjen e të drejtave elementare të tyre”, thuhet në informatë. “I tillë së fundi është rasti me banorët e fshatit Kërvasari të Komunës së Malishevës të cilët po kanosen nga fillimet e punimeve të një kompania për nxjerrjen dhe përpunimin e gurit shumë afër shtëpive të banueshme. Qytetarët e këtij vendi, të shqetësuar skajshmërisht nga kjo çështje kanë kërkuar informata rreth asaj nëse ky operator ka leje për t'a zhvilluar veprimtarinë e tij si në organet komunale, ashtu edhe në Ministrinë e Minierave dhe Mineraleve, por që për fatkeqësisht kanë trokitur në dyer që fare nuk janë hapur”.
Gjatë ditës ata i ka takuar kryetari i Malishevës, Ragip Begaj. Sipas informatës, në atë takim, kryetari Begaj u ka premtuar se do ta shqyrtoj rastin dhe do të veprojë në parandalimin e kësaj dukurie dhe ka shprehur gatishmërinë për t'i përkrahur qytetarët në këtë drejtim.
{gallery}
-
Banorët në Kërvasari kundërshtojnë vendosjen e gurëthyesit në fshat
-
Banorë të një fshati në Malishevë në këmbë kundër gurthyesit
-
Banorët e Kërvasarit të Malishevës protestojnë ndaj gurëthyesit të ri, Komuna u ofron “përkrahje morale”
-
Banorët në Kërsavari të Malishevës protestojnë kundër gurthyesve
-
KPMM-ja u përgjigjet protestave të banorëve të Shalës: Gurthyesi i plotëson kushtet