Ka disa ditë që në temperatura të ulëta banorë të fshatit Kërvasari po protestojnë në hyrje të një gurëçthyesi në fshatin e tyre, raporton KTV.
Sipas këtyre banorëve, aktivitete të tilla rrezikojnë jetën e tyre dhe ndotin mjedisin. Por, pronari i gurthyesit i ka mohuar këto pretendime të banorëve duke thënë se po e bëjnë me qëllim për ta dëmtuar atë.
Janë të bindur që të mos e lejojnë punën e këtij gurëthyesi.
Në temperatura të ulëta, banorët e fshatit Kërvasari kanë bllokuar dy hyrjet që çojnë te gurthyesi.
Ata kanë thënë se përveç dëmeve në mjedis, po ndihen të rrezikuar pasi gurthyesi është afër shtëpive.
Edhe
Banorët e Kërvasarit të Malishevës protestojnë ndaj gurëthyesit të ri, Komuna u ofron “përkrahje morale”
Por, pronari i këtij gurthyesi, Shefqet Morina, i ka mohuar të gjitha këto pretendime.
Ai ka thënë se shqetësimi i banorëve në lidhje me zhvillimin e aktiviteteve minerale në këtë lokalitet, vjen vetëm nga disa persona të fshatit Këavasari, pasi vend -punishtja është më shumë se një kilometër larg.
Sipas tij, kompania është duke punuar konform ligjeve në fuqi.
Ju njoftojmë se kompania jonë, “Beton Grup” SHPK zhvillon aktivitetin konform ligjeve ne fuqi. Meqenëse ne jemi të pajisur me dokumentacion komplet, atëherë kemi filluar me aktivitetin në këtë lokalitet. Pajisjet tona janë të fjalës së fundit të teknologjisë dhe konform normave dhe standardeve të bashkësisë evropiane. Zhvillimi i aktivitetit do të sjellë vetëm dobi, sepse një numër i punëtorëve do të punësohen nga këto lokalitete. Sa i përket ndotjes së ajrit, që është shqetësimi i këtyre banorëve, ne ju garantojmë se me pajisjet që i disponojmë me sistem uji dhe avulli, ndotja e ajrit do të jetë në parametrat konform normave dhe standardeve vendore dhe ndërkombëtare. Këto ditë po qarkullojnë thashetheme se për t’i zhvilluar aktivitetet tona jemi të kushtëzuar edhe me mjete financiare nga personat në fjalë”.
E, Komuna e Malishevës i përkrah këta protestues, por thotë që nuk është në kompetenca të saj për të ndërmarrë ndonjë hap.
Edhe
Banorët në Kërvasari kundërshtojnë vendosjen e gurëthyesit në fshat
E, në Komisionin për Miniera dhe Minerale që jep leje për këto aktivitete, thonë se kjo kompani posedon të gjitha pëlqimet nga autoritetet tjera relevante dhe mbi bazën e pëlqimeve, KPMM-ja ka Licencuar ndërmarrjen në fjalë me licencë shfrytëzimi për gurë gëlqeror .
Sipas KPMM-së, licenca është lëshuar pasi që ndërmarrja ka kompletuar të gjithë dokumentacionin e duhur dhe të kërkuar për licencim konform kushteve që janë të përcaktuara nga Ligji për miniera dhe minerale.