Në Kuvendin e Kosovës, sot, u mbajt tryeza e thirrur nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, me moto “Ne do të luftojmë krah jush”.
Sipas njoftimit të VV-së, qëllimi i kësaj tryeze ishte fuqizimi i kapaciteteve në mbështetje të pacientëve të prekur nga kanceri, e veçanërisht atyre me kancer të gjirit, duke pasur parasysh se jemi në muajin e ndërgjegjësimit për kancer të gjirit.
Pjesëmarrës në këtë tryezë, përveç ligjvënësve, ishin edhe profesionistët shëndetësorë të fushave të ndryshme, të cilët merren me këtë problematikë, profesorë universitarë, përfaqësues të OJQ-ve, përfaqësues të medieve, pacientë të cilët aktualisht janë duke u trajtuar, si dhe të mbijetuar nga kjo sëmundje.
Gjithnjë sipas njoftimit për media të Vetëvendosjes, përfaqësuesit e Klinikës së Onkologjisë, folën për sfidat dhe arritjet, si dhe për nevojat që ka kjo klinikë për trajtim sa më dinjitoz të të prekurve nga kjo sëmundje. Të gjithë pjesëmarrësit tjerë, po ashtu dhanë kontribut të rëndësishëm me propozimet e tyre për përmirësimin e situatës në këtë fushë.
Vetëvendosje thotë se nga kjo tryezë, dolën këto rekomandime:
Edhe
Kanceri nuk zgjat 20 ditë: pacientët mes trajtimit, punës dhe pasigurisë financiare
- Pushimi me pagesë për pacientët, gjatë marrjes së kimioterapisë;
- Rritja e buxhetit që ndahet për trajtimin e kësaj sëmundjeje;
- Zgjerimi i kapaciteteve infrastrukturore - Reparti i ri i Kimioterapisë;
- Pajisja me aparatura për diagnostikim, radioterapi, si dhe për përgatitje të citostatikëve;
- Furnizimi i laboratorëve në SHSKUK me testet për tumor markerët
- Revidim i listës esenciale, së paku një herë në vit, dhe përfshirja në listë e një numri më të madh të medikamenteve që janë treguar efikase në trajtimin e pacientëve me kancer;
Edhe
Si mbrohen pacientët me kancer në Ballkanin Perëndimor dhe ku qëndron Kosova?
- Decentralizimi i disa shërbimeve dhe rritja e numrit të specializantëve për të shërbyer në regjione, me qëllim të afrimit të shërbimeve me pacientin;
- Përkrahja psiko-sociale dhe rehabilitimi;
- Përmirësim i raportimit të rasteve për regjistrin e kancerit;
- Funksionalizimi i mamografëve ekzistues, si dhe pajisja me disa mamografë të rinj, në spitale ku mungojnë;
- Ofrimi i trajtimit paliativ në qendër dhe regjione;
Edhe
Ramaj: 20 ditë pushim mjekësor s’mjaftojnë për pacientët me kancer në Kosovë
- Edukim i vazhdueshëm shëndetësor, lidhur me rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm.
“Në vijim ne do të iniciojmë ndryshim-plotësimin e Ligjit të punës sa i takon kohës së pushimit me pagesë për personat e prekur nga kjo sëmundje dhe ligjit për shëndetësi për të përfshirë rekomandimet që dolën nga kjo tryezë. Gjithashtu do të kërkojmë rritjen e buxhetit që adreson të gjithë ciklin pra nga diagnostifikimi i hershëm tek trajtimi, rehabilitimit dhe shërbimi paliativ. Po ashtu dhe për rritjen e kapaciteteve infrastrukturore e për produkte e pajisje medicinave”, thuhet në njoftim e VV-së.