Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në shenjë kujtimi për Astrit Deharin, sot në 3 vjetorin e vdekjes, do t’i ndalë për pesë minuta të gjitha shërbimet.
“Në shenjë kujtimi për Astrit Deharin dhe në shenjë proteste për moszbardhjen e rastit të tij, Komuna e Prishtinës në mënyrë simbolike do t'i ndalë të gjitha shërbimet me palë për pesë minuta, prej orës 14:00”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Këto pesë minuta, thuhet në njoftim, do të jenë minuta të shprehjes së respektit e kujtimit për kolegun tonë Astrit Dehari.
“Gjithashtu, le të jetë kjo edhe porosi se jeta në Republikën e Kosovës nuk mund të vazhdojë normalisht, pa u zbardhur në tërësi rasti Dehari”, thuhet tutje.
Lexo edhe: Kujtohet Astrit Dehari, në 3 vjetorin e vdekjes së tij
-
Sot mbahet mbrëmja përkujtimore për Astrit Deharin
-
Paralajmërohet pezullimi i transportit publik në disa zona në Prishtinë
-
Kjo zonë në Prishtinë mbetet pa rrymë pas dëmtimit të dy shtyllave elektrike
-
Kurti: Prokuroria e ka mbështetjen e Qeverisë për zbardhjen e rastit të Deharit
-
Kurti bashkë me ministra insistojnë se Dehari u vra në burg