Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në pritjen e Ambasadës së Francës në Kosovë të organizuar për nder të Ditës së Bastijës, e cila është Festë Kombëtare në Francë, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se kjo është ditë e shënuar për Francën dhe tërë botën liridashëse.
Revolucioni francez, sipas tij, ishte fillimi i ndryshimeve rrënjësore, jo vetëm në Francë, por në tërë botën.
“Porosia që dha Parisi, në Ditën e Bastijës, u bë mesazh dhe aspiratë për tërë botën liridashëse. Liri, barazi dhe vëllazëri u bënë dëshira të tërë botës dhe mbi frymën e tyre u ndërtuan shumë shtete e shoqëri. Këto vlera ishin në thelb edhe të aspiratës së Kosovës, që të jetë e lirë, e barabartë me vendet e tjera, në një bashkësi fraterniteti me popujt e tjerë”, tha Thaçi.
Ai u shpreh mirënjohës për përkrahjen e Francës në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe shoqërisë sonë shumetnike e tolerante.
Thaçi ritheksoi sërish përkushtimin e qytetarëve dhe institucioneve tona për një shtet, për një shoqëri, për një Evropë dhe për një botë në të cilën të gjithë njerëzit, pa dallim, do të jetojnë të lumtur dhe me dinjitet, në liri dhe barazi.
-
Thaçi thotë se Kosova s’do ta harrojë kurrë kontributin e Francës për lirinë dhe shtetin tonë
-
Thaçi uron popullin francez për Ditën e tyre Kombëtare
- Franca është e bindur se e ardhmja e Kosovës është evropiane
-
Thaçi: Vetëm kur të bëhemi bashkë pozitë e opozitë do të arrijmë suksese
-
Thaçi në 12-vjetorin e Pavarësisë: Kosova është faktor i stabilitetit në rajon