Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Kosovë rikthehen ditët me diell

Në Kosovë, siç parashikojnë meteorologët, moti gjatë mbrëmjes do të jetë me shi, ndërsa ditëve në vijim kryesisht me diell.

Masat e ftohta ajrore nga Atlantiku, do të ulin lehtë temperaturat rreth vlerave mesatare. Në Kosovë temperaturat minimale do të bien deri në 8 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 20 deri në 23 gradë Celsius.

16.05-17.05 - Mot kryesisht me diell

18.05 - Mot kryesisht me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen, e vonë gjatë natës priten mundësi edhe për riga lokale shiu.

19.05-20.05 - Në fundjavë parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët, ku gjatë orëve të pasdites priten reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima.

Edhe Moti sot kryesisht me diell, pasdite priten reshje shiu e shkarkime rrufesh Arbëri 5 d. më parë Moti sot kryesisht me diell, pasdite priten reshje shiu e shkarkime rrufesh

Sipas Prishtina Weather, gjatë natës me kalimin e sistemit frontal do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme jugperëndimore 5-12 m/s, me hove deri në 15 m/s, ndërsa ditëve të ardhshme do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi-perëndimi 1-6 m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale.