Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti kryesisht me diell në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Moti në Kosovë

Në Kosovë në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat e pakëta, mund të krijojnë kushte për riga shiu gjatë të mërkurës.

Temperaturat minimale do të lëvizin mes 3 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 15-24 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit”, thuhet nga Instituti.