Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Kosovë janë 187 gurthyes me leje dhe 2 pa leje, thotë Reshitaj

Albena Reshitaj, ministre e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka qenë e ftuar në “Puls” të KTV-së.

Aty, ndër të tjera ka folur edhe për gurthyesit.

Sipas saj, në Kosovë funksionojnë 187 gurëthyes që punojnë me pëlqimin e Ministrisë, dhe dy gurëthyes pa leje.

“Pëlqimet mjedisore vlejnë vetëm për dy vjet, kurse këta gurëthyes duhet të aplikojnë për leje mjedisore, nëse nuk i plotëson kushtet mjedisore ai operator nuk duhet të operojë”, ka thënë ajo.