Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Kosovë deri në fundjavë mot i ndryshueshëm

Sipas parashikimeve të meteorologëve sot në Kosovë do të ketë shi, ndërsa në fundjavë do të jetë mot më i ngrohtë. Temperaturat e ajrit, deri në fundjavë, do të rriten mbi vlera mesatare.

Minimalet do të luhaten nga 2C deri në 6C, e maksimalet nga 9C deri në 17C.

Të enjten do të fryjë erë mesatare drejtimesh të ndryshme, 3-6m/s, e nga e premtja do të ketë erë mesatare nga jugperëndimi 2-7m/s.

Shtypja atmosferike do të rritet rreth vlerave normale, por në fillim të javës së ardhshme sërish pritet të pësojë rënie.

Më posh të parashikimi i motit nga sot (8 mars) deri më 12 mars.