Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti gjatë ditëve të ardhshme i qëndrueshëm, parashihet rritja e temperaturave

Moti në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme do të jetë i qëndrueshëm.

Temperaturat parashihet të rriten me përjashtim të ditës së hënë.

Nga dita e mërkurë do të ketë vende-vende reshje. Temperaturat minimale do të sillen mes – 7 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet mes 7 dhe 15 gradë Celsius.

“Temperaturat pos ditës së hënë do të shënojnë rritje, sidomos të atyre maksimaleve. Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.