Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në komunë të Ferizajt 10 shkolla pa përgatitje teknike për nisjen e mësimit

Së paku dhjetë objekte shkollore në Komunën e Ferizajt nuk janë përgatitur teknikisht për të nisur procesi mësimor.

Shkaku i mungesës së buxhetit në këto objekte nuk është bërë ngjyrosja e mureve, dezinfektimi dhe derratizimi i hapësirave brenda dhe jashtë, sikurse edhe mosintervenimi në nyjat sanitare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në mesin e tyre me gjendje më të rëndë teknike vazhdon të mbetet shkolla fillore “Skënderbeu” në fshatin Jezerc, në të cilën pritet të nisin mësimin rreth 60 nxënës. Për këtë objekt shkollor banorët janë ankuar se nuk është bërë ngjyrosja e mureve, ndërkaq telashet me rrjetin e ujësjellësit vazhdojnë të paraqesin shqetësim për nxënësit.

Kenan Gashi, drejtor në OJQ “Avonet”, ka deklaruar se gjatë ditëve të fundit ka vizituar objektet shkollore për ta parë për së afërmi gjendjen teknike të tyre derisa pritet të nisë procesi mësimor. Sipas tij, me gjendje të rëndë teknike vazhdon të jetë objekti i shkollës “Gjon Serreçi” dhe një varg objektesh të tjera shkollore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)