Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Klinikën Infektive po trajtohen 13 pacientë me koronavirus

Foto: KOHA / Alban Bujari

Nga 20 personat e prekur me koronavirus në Kosovë, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare aktualisht janë të shtrirë trembëdhjetë persona.

Infektologu Valbon Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se të gjithë pacientët janë në gjendje stabile, porse mbeten nën mbikëqyrje mjekësore.

Ai tha se qytetarët që dyshojnë se janë të prekur me koronavirus, në vazhdimësi po i frekuentojnë institucionet shëndetësore për t’i kryer testet laboratorike.

"Sa i përket testimit, nuk mund të jap ndonjë numër të saktë se sa njerëz gjatë ditës po testohen, meqë frekuenca e tyre është e madhe. Por, të gjitha testet kryhen në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik gjatë ditës, përpos atyre që vijnë pasdite, e që analizat u dalin të nesërmen në mëngjes”, tha Krasniqi.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë konfirmuar më 13 mars.

Edhe Në Infektive sot nëntë të prekur me koronavirus Arbëri Në Infektive sot nëntë të prekur me koronavirus

Aktualisht janë 20 persona të infektuar.

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa masa për luftimin e sëmundjes, përfshirë shpalljen e gjendjes emergjente për shëndetin publik.