Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, sot në disa zona të Komunës së Klinës, është organizuar aksioni i eliminimit të deponive ilegale (të ngurta). Dardan Bashota, zyrtar për Mjedis në Drejtorinë e Urbanizmit në Klinë, tregon se deri më tani janë eliminuar 30 deponi ilegale kryesisht në zonat rurale. Aksioni për pastrimin e ambientit (eliminimin e deponive ilegale) do të vazhdojë ditëve në vijim deri në eliminimin e gjithë deponive.
Bashota apelon të qytetarët që të mos hedhin mbeturina vend e pa vend, por në vendet e caktuara, ngase gjitha fshatrat janë në sistemin organizativ të grumbullimit të mbeturinave. “Të gjithë duhet të kujdesemi për një ambient më të pastër, ngase kjo ndikon që të kemi shëndet më të mirë”, tha Bashota.
Aksionin dhe financimin e këtij projekti e ka bërë Komuna e Klinës, e cila është e përkushtuar në krijimin e një ambienti sa më të pastër për qytetarët dhe në shumë vende ka vendosur shenja ndalimi për hedhjen e mbeturinave. Njëherësh kërkohet nga qytetarët që të jenë më të kujdesshëm dhe bashkërisht të krijohet një ambient sa më i mirë.
-
Në vazhdimësi po pastrohet deponia inerte në Lebanë të Prishtinës
-
Në “Ditën e Mjedisit” aksion pastrimi në liqenin e Vërmicës dhe disa komuna
-
Në Ditën e Mjedisit, Komuna nis pastrimin e deponisë më të madhe në Prishtinë
-
Hiqet bërllog e mbillen lule në Drenas për Ditën e Tokës
-
Në komunë të Prishtinës identifikohen 141 deponi mbeturinash, nis pastrimi i tyre