Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Klinë thyhet rekordi i temperaturave, mbi 42 gradë Celsius

Nxehte

Foto: Driton Paçarada

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të premten ka pasur vlera tejet të larta të temperaturave në të gjithë Kosovën dhe në disa qytete ka pasur temperatura rekorde.

Temperaturat më të larta janë shënuar në Klinë e Han të Elezit. Në Klinë të premten temperatura u regjistrua 42.5 gradë Celsius - më së larti ndonjëherë, ndërsa në qytetin kufitar 41.1 gradë Celsius.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas Klinës e Hanit të Elezit, vjen Gjakova me 40.7 gradë Suhareka me 40.4 gradë, Prizreni me 40.3 e Rahoveci me 40.2.

Edhe në qytetet tjera temperaturat kanë qenë mbi 37 gradë.

Tabela e paraqitur nga IHMK-ja

Edhe nesër (e shtunë) është paralajmëruar që temperaturat do të jenë në vlera të larta.