Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në kërkim të babës

Foto: Koha

Dhimbje, zhdukje e heshtje. Këto janë fjalët që i mundojnë për njëzet vjet familjarët e dy viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Pos humbjes së më të dashurve të tyre, dhimbja është shtuar kur pas zhvarrimit në vitin 2000 të mbetjeve mortore që dyshohej se ishin të Qazim Maqastenës (1941) e Zenel Begollit (1919), humbi çdo gjurmë e tyre. Nga ajo kohë familjarët thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Dy viktimat që ishin vrarë në vitin 1999 nga forcat serbe kanë mbetur pa varre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në fakt, varret kanë mbetur të hapura nga atëherë. Mbetjet mortore të identifikuara nga familjarët janë “zhdukur” në kohë paqeje. Dhe trupat e tyre nuk dihet se ku kanë përfunduar, prejse ishin marrë për analizën e ADN-së nga institucionet ndërkombëtare të asaj kohe. Heshtja mbytëse familjarët thonë se ka vazhduar edhe kur përgjegjësia ka rënë mbi institucionet vendore. Dhimbje e dyfishtë për ta.

I biri i Qazimit, Avdi Maçastena, thotë se nuk ka lënë derë pa trokitur për të kuptuar se ku mbeti trupi i babit të tij. Por, për 19 vjet asnjë përgjigje thotë se nuk e ka marrë. Heshtje gjithandej.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)