Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Keqekollë baltë dimrit e pluhur verës, komuna s’ka para sivjet

Vetëm një kilometër e gjysmë është gjatësia e rrugës së pashtruar në fshatin Keqekollë të Prishtinës.

Por rëndësia e saj është e madhe për banorët e mbetur në këtë fshat.

Rruga e pashtruar e në gjendje të keqe që kalon në lagjet Osmani e Isufi lidhet edhe me rrugën për Mramor.

Banorët thonë se kanë bërë dhjetëra kërkesa për lidhjen me këtë rrugë.

Në gjendje më të keqe është veçmas një pjesë malore e rrugës që çon në këto dy lagje.

Madje për rrafshimin e saj banorët thonë se janë detyruar të paguajnë kompani private.

Edhe Banorët ankohen për rrugën e papërfunduar të fshatit Kushevicë, Komuna nuk ka mjete Arbëri Banorët ankohen për rrugën e papërfunduar të fshatit Kushevicë, Komuna nuk ka mjete

Me gjithë vështirësitë, banorët janë të vendosur të mos e lëshojnë fshatin e tyre, por kërkojnë investime nga Komuna e Prishtinës.

Në Komunën e Prishtinës, thonë se e kanë projektin për këtë rrugë, por realizimi i tij nuk është pjesë e buxhetit të sivjetmë.

Banorët ankohen se komuna, shpeshherë, ka bërë investime në pjesë e fshatra të pabanuara, duke lënë anash lagjet e fshatrat me banorë rezidentë.